Friday, 15. May 2026
Sport

Ylli i ri i Serisë A: Jam si Shevchenko

GS 27/08/2024 1 Min. Lesezeit

Artem Dovbyk ka qenë një nga protagonistët e merkatos së verës.

Ukrainasi u transferua te Roma nga Girona si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në La Liga. Një arritje që synon ta përsërisë edhe në Serinë A.

Në një intervistë të dhënë për “Sky”, ai ka thënë: “E di që jam te një klub i madh, me një histori të madhe dhe me tifozë fantastikë.

Atmosfera në ‘Olimpico’ është ndryshe. Titulli i golashënuesit në La Liga është i rëndësishëm për mua, është një çmim që me jep shumë besim, do të provoj ta fitoj edhe këtu në Itali.

Do të jetë një aventurë e bukur sepse jam një sulmues si Shevchenko, dua ta tregoj vlerën time në fushë”.

 

Teilen: