Jusufa Mukoko është një nga yjet e rinj që po shpërthen në futbollin gjerman. Sulmuesi i Borusia Dortmund dhe kombëtares gjermane, po gëzon një karrierë të suksesshme teksa është që tani rekordmen i kësaj përfaqësueseje si lojtari më i ri që ka luajtur në një Botëror.
Por nëse në fushë gjërat po shkojnë shumë mirë për 18-vjeçarin, jeta jashtë saj e ka parë të përfshirë në një ngjarje të pakëndshme. Një zënkë brenda familjes ka bërë që ylli i ri gjerman, t’u kthejë shpinën prindërve të tij duke shkëputur kontaktet me ta e sidomos mbështetjen ekonomike, me një fund të trishtuar për familjen me origjinë nga Kameruni.
Sipas mediave gjermane, Mukoko dhe babai i tij ziheshin shpejt për çështje parash dhe dëshirën që ai kishe të komandonte gjithçka mbi jetën e të birit. Por në momentin që ai mbushi moshën 18 vjeç, lojtari vendosi që të kishte autonomi të plotë dhe u shkëput nga familja e tij. Ai rinovoi kontratën me Borusia Dortmund në autonomi të plotë dhe nuk përfshiu në përfitimet ekonomike familjarët, siç kishte ndodhur me marrëveshjen e mëparshme,
Jeta pa mbështetjen financiare që vinte nga sulmuesi u bë e papërballueshme për prindërit e Mukoko, që kishin një vilë prej 351 metrash katrorë e që tashmë nuk mund ta paguanin. Raportohet se brenda një viti, familja krijoi një borxh prej rreth gjysmë milioni euro dhe kështu iu sekuestrua banesa në fjalë, duke kaluar të gjithë familjen në një qendër strehimi refugjatësh.
PANORAMASPORT.AL