Thursday, 23. April 2026
Sport

Ylli i Suharekës përforcohet me Aaron Jones

GS 23/02/2024 1 Min. Lesezeit

Aaron Jones i është bashkuar ekipit të drejtuar nga Petar Mijovic.

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar marrëveshjen me amerikanin këtë të premte.

Klubi nga Theranda nuk zbuloi detaje nga marrëveshja, apo nga karriera e lojtarit.

Jones luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 206 centimetra.

30-vjeçari së fundi ishte pjesë e Karditsas në Superligën e Greqisë.

Ai karrierë ka bërë edhe në Turqi, Spanjë, Itali e Francë.

Teilen: