Me shumë mundësi do të jetë një nga më të kërkuarit në këtë merkato vere. “Shtatlarti” italian i prapavijës së Bologna, Riccardo Calafiori është kthyer në një nga “yjet” e këtij Kampionati Evropian të futbollit dhe pasi spikati me lojën e tij në Serie A, tashmë i ka mahnitur të gjithë, përfshirë këtu edhe “Galaktikët” e Real Madrid.
Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes italiane, “Gazzetta dello Sport” shkruan se 15 herë fituesit e UEFA Champions League, po mendojnë të lëvizë drejt nënshkrimit të mbrojtësit 22-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga premtimet më të mëdha të Evropës, por jo vetëm pasi në ndjekje të tij janë vënë edhe “Bardhezinjtë” e Juventus, por edhe “Topçinjtë” e Arsenal.
Përformancat në rritje të Calafiori kanë ndikuar në ngritjen e çmimit të kartonit të tij, me “Kuqeblutë” emiljanë, që kërkojnë të paktën 40 milionë euro, teksa sezonin e kaluar Calafiori luajti 33 ndeshje për skuadrën e Bolonga, duke qenë një nga figurat e skuadrës që arriti vendin e pestë në Serie A, që garanton pjesëmarrjen në Champions League. /i.m /abcnews.al