• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylli kualifikohet në gjysmëfinale, eliminon Bashkimin

11/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të ejnten, Ylli e eliminoi Bashkimin me rezultatin e përgjithshëm 2:0 në serinë çerekfinale. Skuadra nga Suhareka triumfoi edhe në ndeshjen e dytë, në të cilën e mposhti Bashkimin në palestrën “Sezai Surroi” me shifrat 86:75.

Ndeshja ishte në përgjithësi e fortë, por Ylli nuk u dorëzua për asnjë moment dhe shkëputjen arriti ta bëjë në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me shifrat 28:22. Me gjashtë pikë dallim edhe fitoi edhe çerekun e parë (20:14), përpara se ta humb të dytin (23:17) për të shkuar në pushim me rezultatin 37:37. Ylli e fitoi edhe periudhën e fundit për ta siguruar gjysmëfinalen.

Amerikanët Alonso Verge dhe Nate Grimes ishin më të dalluarit në këtë triumf të Bashkimit. Verge pati 31 pikë e 8 asistime, ndërsa Grimes shtoi 21 pikë e 12 kërcime për ta mposhtur Bashkimin. Të Bashkimi që për edicionin e dytë rresht u eliminua në çerekfinale, më efikasi ishte Eric Copes me 20 pikë e 10 kërcime.

Në serinë gjysmëfinale, ku skuadra që shënon e para tri fitore avancon në finale, Ylli do të përballet me skuadrën e Pejës.

Next Post

Juventusi po i shet dy lojtarë për ta blerë Edon Zhegrovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.