Sunday, 26. April 2026
Sport

Ylli mposht Prizrenin dhe del në vendin e dytë

GS 24/03/2024 1 Min. Lesezeit

Golden Eagle Ylli ka dalë në pozitën e dytë në Superligën e Kosovës, pasi në xhiron e 27-t të Superligës së Kosovës në basketboll, ka mposhtur Proton Cable Prizrenin.

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Ylli triumfoi me rezultatin e thellë 96:63.

Me këtë fitore, Ylli ka tubuar 45 pikë dhe ia ka rrëmbyer Pejës vendin e tretë edhe pse kampionia në fuqi ka pikë të barabarta me ekipin nga Suhareka.

Skuadra e Yllit gjatë tërë ndeshjes dominoi ndaj Prizrenit, pasi i fitoi të gjithë çerekët për ta regjistruar fitoren e gjashtë rresht.

Alonso Verge me 25 pikë të shënuara, 5 kërcime e 4 asistime ishte më efikasi tek Ylli ndërsa te Prizreni u veçua Isiah Kelly me 17 pikë e 13 kërcime.

Deri në fund të stinorit të rregullt ka mbetur vetëm edhe një xhiro, ndërsa Prizreni do të luaj në play-out për mbetje në Supeligë edhe edicionin tjetër.

Teilen: