Wednesday, 15. July 2026
Sport

Ylli mposht Trepçën në Suharekë, barazon serinë

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Golden Eagle Ylli ka barazuar në 1:1 serinë në finalen e play-offit ndaj Trepçës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ylli, të dielën triumfoi ndaj Trepçës në Suharekë 80:79 dhe tani seria bartet në Mitrovicë, me ndeshjen e tretë që luhet mesjavën tjetër.

Dueli i dytë ishte një dramë e vërtetë, ndonëse në fillim të çerekut të katërt Ylli kishte 21 pikë epërsi (62:41), Trepça arriti të kthehet në lojë dhe deri në sekondat e fundit nuk dihej fituesi.

Megjithatë, Ylli arriti të mbahej falë paraqitjes fantastike të organizatorit Alonso Verge. Verge ishte edhe më efikasi te Ylli pasi ndeshjen e mbylli me 27 pikë, 3 kërcime e 4 asistime. Te Ylli u dalluan edhe Jan Palokaj (13), Jalen Nesbitt (14) e Nate Grimes (11).

Te Trepça më efikasi ishte Mikaile Tmushiq me 12 pikë, i përcjell nga Darnell Edge (12) e Kevin Capers.

Në sekondat e fundit, pati një ndërprerje prej disa minutave të ndeshjes pasi u acarua situata mes basketbollistëve Verge dhe Capers që u përjashtuan nga ndeshje. Gjatë largimit nga parket, Verge e Capers patën një kacafytje por që situata u qetësua.

Teilen: