• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylli mposhtet edhe nga Prishtina

19/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Golden Eagle Ylli ka vazhduar serinë e rezultateve negative në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi ka regjistruar humbjen e pestë rresht.

Të dielën në Suharekë, Ylli u mposht nga Sigal Prishtina me rezultatin 76:69, në ndeshjen që i takoi xhiros së 17-t të elitës së basketbollit kosovar.

Përderisa Ylli regjistroi humbjen e pestë rresht, Prishtina shënoi fitoren e tretë në tri ndeshjet e fundit dhe tani ka 26 pikë, dy më shumë se ekipi nga Suhareka.

Në fakt, fituesi i këtij dueli u vendos në çerekun e fundit, pasi tre çerekët e parë, përfunduan baras: 17:17, 26:26, 17:17.

Periudhën e fundit, Sigal Prishtina e fitoi me epërsi prej shtatë pikëve (16:9) për ta konfirmuar fitoren e radhës.

Devonte Clark me 20 pikë, 4 kërcime e po aq asistime ishte më i dalluari te Prishtina, ndërsa Rashad Mahalbashiq shtoi 15 pikë, 5 kercime e 3 asistime.

Te skuadra e Yllit, Jan Palokaj pati 19 pikë, 5 kërcime e 3 asistime kurse Malcolm Armstead shtoi 11 pikë, 3 kërcime e 4 asistime.

Palokaj e Armstead ishin të vetmit te skuadra nga Suhareka me pikë dyshifrore.

Next Post

Abissnet Superiore/ Partizani bën detyrën në Durrës, Padstrelau shënon në debutim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.