Thursday, 27. August 2026
Sport

Ylli ndanë rrugët me tre amerikanë

GS 25/11/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka ndarë rrugët me tre basketbollistë amerikan.

Ekipi nga Suhareka që garon në Superligën e Kosovës, të hënën ka konfirmuar largimin e lojtarëve të huaj.

Bëhet fjalë për Zach Goodline, Jakorie Smith dhe Terrell Brown.

Në njoftimin e Yllit, thuhet se kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme dhe lojtarë në fjalë i ka falënderuar për kontributin, si dhe u ka dëshiruar suksese në karrierë.

Në fakt, amerikani Terrell është i suspenduar prej datës 4 nëntor deri më 4 shkurt të vitit të ardhshëm nga Agjencia e Anti-Dopingut të Kosovës (KOSADA), për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut.

 

Teilen: