Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ylli rikthehet te fitorja

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 100:70 (16:22, 30:19, 28:16, 26:13).

Takimi ishte i vlefshëm për javën e gjashtë të elitës së basketbollit. 

Sfidën më mirë e nisën prizrenasit që në çerekun e parë kishin epërsi deri në tetë pikë, 14:22, ndërsa kjo pjesë përfundoi 16:22.

Por, Ylli u rikthye shumë shpejt dhe barazoi rezultatin në 22:22, derisa vazhdoi me lojë të mirë dhe e fitoi pjesën e parë 46:41. 

Therandasit vazhduan me lojë të mirë dhe thelluan më shumë epërsinë në periudhën e tretë, që shkoi deri në 17 pikë, ndërsa me lojë të mirë vazhduan edhe në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar me 30 pikë dallim, 100:70. 

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 22 pikë e nëntë kërcime, Chris Harris me 15 pikë e 14 kërcime dhe Dajuan Graf me 16 pikë e shtatë asistime, kurse te Proton Cable Prizreni u dalluan Desi Sills me 21 pikë, Isaiah Kelly me 20 dhe Musab Mala. 

Tani therandasit kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa prizrenasit një fitore e pesë humbje. 

 

Teilen: