Monday, 11. May 2026
Sport

​Ylli shqiptar është “objektivi i ëndrrave” për skuadrën e Premier Ligës

GS 19/07/2024 1 Min. Lesezeit

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Brightonit po mundohet të avancojë në marrëveshjen për transferimin e futbollistit me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda.

Trajneri i Brightonit, Fabian Hurzeler thuhet se e do me çdo kusht transferimin e Grudas nga skuadra e Mainz.

Gruda është “objektivi i ëndrrave” për mesfushën e Brightonit, por një marrëveshje do të jetë e vështirë edhe pse ai është një opsion konkret.

Në anën tjetër, Mainz dëshiron ta mbajë Grudan në klub, pasi e konsideron si një talent të madh për të ardhmen. 

Teilen: