Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Ekipi nga Suhareka ka triumfuar ndaj skuadrës së Proton Cable Prizrenit në kuadër të xhiros së 20-të.
Dueli i luajtur të dielën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ka përfunduar me shifrat 79:67 në të mirë të ekipit vendas. Ylli është treguar më i mirë se Proton Cable Prizrenit, ekip që arriti ta fitoj vetëm çerekun e tretë të këtij takimi.
Për Yllin, kjo është fitorja e dytë rresht dhe e ngrit në kuotën e 32 pikëve dhe e forcon në pozitën e katërt në tabelë. Jalen Nesbitt (22 pikë) ishte më efikasi te Ylli, ku me lojë të mirë u veçuan edhe Gëzim Morina (17 pikë) e Jan Palokaj (12 pikë).
Ndërkohë, te Proton Cable Prizreni u veçua Arti Hajdari me 16 pikë të shënuara.