Monday, 30. March 2026
Sport

Ylli triumfon në Pejë

GS 17/01/2026 1 Min. Lesezeit

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura këtë vit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fitoren e katërt, Ylli e arriti të shtunën mbrëma në Pejë pasi triumfoi me rezultatin e ngushtë 90:89.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 16-të, ndërsa Peja regjistroi humbjen e katërt në po aq ndeshje të luajtura këtë vit në kampionat.

Me këtë fitore, Ylli ka tubuar 23 pikë, një më pak se Peja.

Yllin drejt fitores e udhëhoqi Scott Bamforth, i cili ndeshjen e mbylli me 27 pikë kurse te Peja u dallua Musab Mala me 20 pikë të shënuara.

 

Teilen: