• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ylli” ukrainas me doping/ Mudryk del pozitiv, rrezikon pezullim për 4 vjet

17/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tronditje e vërtetë në Premier Ligën angleze.

Ylli I Çelsit dhe I kombëtares së Ukrainës, Mihailo Mudrik, del pozitiv për përdorim dopingu dhe rrezikon t’i shkatërrohet karriera.

Futbollisti ofensiv 23-vjeçar është tashmë I pezulluar dhe substanca e përdorur është meldonium, sipas asaj që shkruajnë mediat britanike dhe ato europiane.

Tashmë, ai rrezikon katër vjet pezullim në rastin më të keq.

I marrë nga Çelsi për 88 milionë paundë stërlina, ukrainasi mungoi në 5 ndeshje radhazi të ekipit, I aktivizuar për herë të fundit në Ligën e Konferencës në 28 nëntor.

Trajneri Enco Mareska ka deklaruar se Mudrik ka qenë I sëmurë, por siç raportojnë mediat, ai nuk është grumbulluar në ekip sepse dyshohej pikërisht për përdorim dopingu.

Rregullat e Premier Ligës përcaktojnë se një lojtar që informohet për një rezultat testi të dopingut mund të pezullohet përkohësisht dhe duket se këtë ka bërë edhe Çelsi.

Sipas hetimit të klubit londinez, kjo gjë duhet të ketë ndodhur jashtë kufijve të Mbretërisë së Bashkuar sepse sipas mediave, meldoniumi nuk gjendet në këtë vend.

Vetë Çelsi doli me komunikatë këtë të martë duke konfirmuar se Premier Liga ka kontaktuar me Mudrikun në lidhje me një test rutinë të urinës. /abcnews.al

Next Post

Dybala drejt Turqisë/ “Ylli” argjentinas mund të luajë te Galatasaray, Roma gati ta japë falas kartonin e argjentinasit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.