Friday, 27. February 2026
Sport

Ylli uruguajan refuzon PSG-në

GS 30/05/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori uruguajan Manuel Ugarte, që luan me Sporting Lisbona, ka refuzuar një ofertë nga PSG për të luajtur në Premier League.

Lajmin e konfirmon e përditshmja portugeze “Record”, që shkruan se 22-vjeçari dëshiron të luajë me Chelsea.

Ugarte ka një kontratë deri në vitin 2026 me Sporting dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 30 milionë euro.

Për të finalizuar sa më shpejt këtë transferim, skuadra londineze ofron si pjesë e marrëveshjes edhe David Fofana.

Për Ugarte ishte një duel “kokë më kokë” mes Chelsea dhe PSG, por përveç ofertës më të mirë të skuadrës londineze ka vendosur edhe dëshira e lojtarit. Uruguajani i ka kërkuar menaxherit të tij që të luajë në Premier League.

Teilen: