• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Yllin’ e Bundesligës e kërkon me ngulm Bayerni, por ‘Aspirinat’ kanë plane të tjera

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Florian Wirtz është kthyer në objektivin kryesor të Bayernit të Munihut për verën e ardhshme, me klubin bavarez gati të vendosë në tavolinë një shumë të konsiderueshme në tavolinë për transferimin e talentit 21-vjeçar gjerman.

Max Eberl, drejtor sportiv i Bayernit, ka filluar tashmë kontaktet fillestare për të eksploruar mundësinë e blerjes.

Megjithatë, Bayer Leverkuseni është i vendosur të bllokojë çdo transferim te Bayerni. Në të vërtetë, drejtuesi i klubit beson se Manchester City është aktualisht klubi që tregon interesin më konkret për Wirtz, me përpjekje të intensifikuara për të siguruar kontratën e tij.

Nëse Ëirtz vendos të largohet, Leverkuseni do të donte ta kthente shitjen në një operacion rekord, por vetëm me një lëvizje jashtë Gjermanisë.

Ideale për Bayer Leverkusenin, megjithatë, do të ishte ta bindte mesfushorin e ri sulmues që të nënshkruante një kontratë të re, edhe pse ajo aktuale skadon në vitin 2027.

Nëse Wirtz vendos të largohet nga klubi në afatin kalimtar të ardhshëm, klubi gjerman është i vendosur. për të mos e shitur te Bayerni.

Përveç Manchester City-t, i cili përfaqëson opsionin më konkret deri më tani, situatën po e monitorojnë edhe klube të tjera të Premier League-s si Arsenali, Liverpooli dhe Manchester United.

Interesim ka shprehur edhe Reali i Madridit, por Leverkuseni aktualisht e konsideron të pamundur një lëvizje te gjiganti spanjoll. Këtë e raporton “Sky Sports Germany”.

Next Post

“Sirena” angleze për Dembele, anësori francez kërkohet nga “Blutë” e Londrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.