• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yoro zgjedh “Djajtë”, milionat angleze i rrëmbejnë “Galaktikëve” talentin francez

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi shitën mbrojtësin portugez, Tiago Djalo, te “Bardhezinjtë” e Juventus, për shifrën e 6.5 milionë euro gjatë merkato e verës, tashmë “gjigantët” francezë, të Lille mund të humbasin një tjetër futbollist, kyç të skuadrës së tyre dhe do të jetë sërish një lojtar i repartit të prapavijës, duke zgjeruar edhe më shumë boshllëkun e lënë nga Djalo.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e talentuar, Leny Yoro, i cili sipas raportimeve më të fundit të mediave po ndiqet më shumë kërshëri, nga “Djajtë e Kuq” të Premier League, Manchester United, si dhe nga “Galaktikët” e Real Madrid, me kampionët francez dhe ata të La Liga, që kërkojnë talente të reja për prapavijën.

Mirëpo, ndryshe nga çpritej gara për “diamantin” francez është fituar nga “Djajtë” e United, të cilët derdhën në arkat e Lille plot 50 milionë euro, aq saç vlen dhe klauzola e lojtarit, pa llogaritur këtu bonuset ekstra, shifër kjo e anglezëve goxha më e madhe se 25 milionë eurot, që “Galaktikët” shpresonin të shpenzonin.

Gjithçka është bërë me dije nga gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “X” ka bërë me dije se Yoro ka kaluar me sukses pjesën e parë të testeve mjekësore dhe të nesërme do të zhvillojë edhe testet e mbetura, për të firmosur më pas kontratën 5-vjeçare, që do të transferojë atë zyrtarish në “Teatrin e Ëndrrave”. /i.m /abcnews.al

Next Post

ZYRTARE/ Portieri shqiptar prezantohet te klubi i ri i Premier Ligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.