Thursday, 30. April 2026
Sport

Young pensionohet në moshën 40-vjeçare

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-përfaqësuesi i Anglisë, Ashley Young, ka njoftuar për pensionimin nga futbolli aktiv në moshën 40-vjeçare, pas përfundimit të këtij sezoni.

Young e nisi karrierën te Watfordi, ndërsa më pas ka luajtur edhe për Aston Villan, Manchester Unitedin, Interin dhe Evertonin.

Ai e mbyll karrierën tek Ipswich Towni, skuadrës së cilës iu bashkua në verën e vitit të kaluar.
Young debutoi tek Anglia në nëntor të vitit 2007 dhe i ka zhvilluar 39 ndeshje. I ka shënuar shtatë gola për “Tre Luanët”.

Young e ka fituar Premier Leaguen, Ligën e Evropës, Kupën FA dhe Kupën e Ligës me Manchester Unitedin, si dhe Serie A me Interin.

 

Teilen: