Saturday, 28. March 2026
Sport

Zabërgja-Cara, një derbi shqiptar në Ukrainë

GS 01/03/2026 1 Min. Lesezeit

Një derbi shqiptar në elitën e futbollit ukrainas. Baton Zabërgja dhe Tedi Cara, dy futbollistë që kanë spikatur në kampionatin shqiptar respektivisht me fanellën e Dinamos dhe Partizanit, kanë qenë kundërshtarë ditën e djeshme në premier ligën ukrainase në ndeshjen Metalist 1925- Oleksandriya.

Fati i ndeshjes u vendos nga një gol i shënuar nga Baton Zabërgja nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit të takimit.

Metalist fitoi 1-0 ndeshjen, ndërsa Baton Zabërgja fitoi derbin shqiptar me Tedi Carën.

Teilen: