Monday, 9. March 2026
Sport

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

GS 09/03/2026 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kosovës, Baton Zabërgja, ka shënuar tjetër gol në elitën ukrainase të futbollit.

Ai realizoi për 2:0 në të mirë të Metalist 1925 në ndeshjen ndaj Rukh Lviv.

Ishte goli i dytë rresht për Zabërgjën me fanellën e Metalistit.

Zabërgja luajti deri në minutën e 60-të. Në vend të tij u inkuadrua Ermir Rashica.

Metalisti fitoi 3:0 ndeshjen e xhiros së 19-të të elitës së futbollit të Ukrainës.

Zabërgja në 12 ndeshje këtë edicion në Premier Ligën e Ukrainës ka edhe një asistim.

Teilen: