• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zaneti nxit Interin: Superkupa është një objektiv i rëndësishëm, më vjen keq për Murinjon

17/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Objektivi i Superkupës para rikthimit në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve. Zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti, kanë bërë bilancin pak orë para nisjes së Interit për në Riad, ku zikaltrit do të luajnë kundër Lacios të premten në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

HAVIER ZANETI

Zikaltrit synojnë të përsërisin suksesin e dy viteve të fundit dhe të marrin sërish në shtëpi trofeun, siç ka treguar edhe “Pupi” në intervistën e tij për “Planetëin365.news”. “Është një objektiv i rëndësishëm dhe do të duhet të japim më të mirën, sepse është një trofe që pasuron historinë e klubit që e fiton. Të gjitha fitoret e mia në këtë kompeticion erdhën pas ndeshjeve emocionuese. Më kujtohet ajo e vitit 2006, kur përmbysëm Romën nga 0-3 në 4-3. Përsëri me Romën, më kujtohet veçanërisht ajo e vitit 2008, të cilën e fituam me penallti. Më takoi mua të ekzekutoja penalltinë e fundit, që ishte penalltia e vetme që kam realizuar në karrierë”, tregoi argjentinasi.

MURINJO – E ndërsa u fol për Romën, Zaneti nuk mundi të mos e komentonte shkarkimin e Zhoze Murinjos nga stoli verdhekuq, trajneri nën urdhrat e të cilit fitoi tripletën e 2010-ës me Interin. “Më vjen shumë keq, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Zhozenë. E di llojin e personit dhe profesionistin që ai është dhe më vjen keq që situata arriti në këtë pikë. Ai me të vërtetë donte të bënte mirë me Romën”.

KARBONI – Një vëmendje të veçantë së fundmi po merr Valentin Karboni, xhevahiri i Interit i huazuar te Monza, ku po gjen gjithmonë e më shumë hapësira, me Zanetin që ka folur vetëm fjalë të bukura për bashkëkombësin e tij. “Unë e njoh shumë mirë atë dhe familjen e tij dhe ajo që po bën nuk më habit.

Edhe kur luajti në ekipin e të rinjve mund të shihje se ai është një lojtar tjetër. Ai po demonstron vlerën e tij, tani gjëja e vështirë do të jetë për të konfirmuar veten, por duke editur personalitetin e tij, mendoj se ai nuk do të ketë asnjëproblem. Është e rëndësishme qëai po luan me Monzën, ai e meritoi dhe po tregon se ka talent”, përfundoi Zaneti.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ish-kapiteni i Liverpoolit po i bashkohet Ajaxit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.