• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zanetti tregon se cilën skuadër preferon në finalen e Ligës së Kampionëve

17/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti e ka pranuar se ai do dëshironte që t’i shmangej Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Interi siguroi mbrëmë finalen e kësaj gare pasi që e eliminoi rivalin lokal Milanin, duke e mposhtur brenda dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3:0.

“Nerazzurët” do të përballen në finale me fituesin e ndeshjes së sotme mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, në Stamboll më 10 qershor.

“Do të doja që ta shmangim Real Madridin sepse kjo garë duket se është vetëm për ta. Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është që kemi arritur këtu. Ishte një rrugëtim i vështirë, nuk është e lehtë që ta luajmë një derbi në gjysmëfinale. Unë e bëra këtë gjë dhe u mposhta në vitin 2003”, tha Zanetti.

Interi ishte pozicionuar në “grupin e vdekjes” në muajin gusht me Bayern Munich, Barcelona dhe Viktoria Plzen dhe u kualifikua tutje nga pozita e dytë, duke eliminuar Barçën. Më tej, “Nerazzurët” mposhtën Porton, Benfican dhe Milanin në fazën e eliminimit, duke mbajtur pesë porta të paprekura në gjashtë ndeshje.

Next Post

Transferim te Milan apo Roma? Morata thyen heshtjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.