Thursday, 13. August 2026
Sport

Zanetti vazhdon dinastinë te Interi, djali i tij nënshkruan me klubin “zikaltër”

GS 13/08/2026 1 Min. Lesezeit

Historia e familjes Zanetti me Interin vazhdon.

Tomas Zanetti, djali i legjendës Javier Zanetti, ka firmosur kontratë me klubin zikaltër.

Tomas do të jetë pjesë e ekipit Under 15 të Interit, duke ndjekur kështu hapat e babait të tij, i cili është një nga figurat më të mëdha në historinë e klubit.

“Jam i lumtur dhe krenar që mund të vesh ngjyrat që kam ëndërruar gjithmonë. Forza Inter, gjithmonë!”, ka shkruar Tomas në rrjetet sociale.

Teilen: