• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zaniolo pranë akordit me një klub të madh, kampionët e Evropës vihen pas “fantazistit” italian

04/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni i fundit ishte i tmerrshëm. Pas një aventure të dështuar, tek anglezët e Aston Villa, në Premier League, “fantazisti” italian, Nicolo Zaniolo është rikthyer te turqit e Galatasaray, me “Luanët” e Stambollit, që zotërojnë kartonin e tij, që prej shkurtit të vitit 2023, ku arritën ta transferonin, nga “Verdhekuqtë” e Roma.

Për Zaniolo interesohen disa klube në Itali, teksa së fundmi janë “Bergmaskët” e Atalanta ato që ka bërë një hap përpara, duke arritur akordin paraprak me futbollistin dhe tashmë i mbetet të negociojë me klubin turk, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, bordi i Galata kërkon vetëm 15 milionë euro për kartonin e Zaniolo, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga Atalanta, që pritet të shesë për 4 herë më shumë holandezin, Teun Koopmeiners.

Ndërkaq, vetë Zaniolo e pret me padurim rikthimin në Serie A, aty ku ka bërë edhe sezonet më të mira me fanellën e Romës, teksa Atalanta duket klubi perfekt për të, pasi trajneri Gasperini i jep jo pak prioritet ringritjes në nivelet më të larta të futbollistëve të rinj, siç ishte rasti më i fundit, ai i mesfushorit, Charles De Keteleare, i cili zhvilloi një sezon fantastik pas dështimit te Milan. /i.m /abcnews.al

Next Post

Xhaka po, Bellingham ndoshta, kapiteni nuk do të pengohet nga dëmtimi, talenti anglez rrezikon pezullimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.