Saturday, 29. August 2026
Sport

Zbardhen formacionet e Itali-Francë, Donnarumma përfundon në stol, Locatelli titullar në mesfushë

GS 18/11/2024 1 Min. Lesezeit

Gianluigi Donnarumma mbetet në stol për shkak të një infeksioni intestinal në ndeshjen vendimtare me Francën për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A. Trajneri i Italisë ka qenë i detyruar të aktivizojë mes shtyllave Vicarion.

Nicolò Barella do të jetë kapiteni i Italisë, pasi për nga numri i ndeshjeve me përfaqësuesen, vjen i dyti pas portierit të PSG-së.

Luciano Spalletti ka ndryshuar vetëm dy lojtarë nga skuadra që mundi Belgjikën në Bruksel të enjten në mbrëmje: Vicario në vend të Donnarumma dhe Locatelli në vend të Rovellas. Më poshtë janë formacionet zyrtare:

Image

Teilen: