Jose Mourinho ritakohet me Manchester United, skuadër me të cilën ka fituar një Europa League-n vite më parë. Tashmë në krye të Fenerbahces, “Special One” kërkon t’i mposhtë “Djajtë e Kuq”, në këtë raund të tretë të Europa League-s.
Ernest Muçi është në formacioni titullar të ndeshjes Lyon Besiktas. Ish-sulmues i Tiranës rreshtohet në krahun e majtë, në mbështetje të Ciro Immobiles. Mungon për arsye dëmtimi në radhët e Besiktasit Milot Rashica.
Luan titullar me Glasgow Rangers edhe Nedim Bajrami në ndeshjen me Steauan e Bukureshtit.
Ndeshjet:
Anderlecht – Ludogorets
Ath Bilbao – Slavia Prague
FC Porto – Hoffenheim
Fenerbahce – Manchester Utd
Lyon – Besiktas
Malmo FF – Olympiacos Piraeus
Rangers – FCSB
Tottenham – AZ Alkmaar
Twente – Lazio