• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbardhen prapaskenat

22/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit.

Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund të largohet në janar nga Milani dhe nga kjo situatë mund të përfitojë Juventusi. Mediat italiane flasin për një situatë të ngjashme me atë të Pier Kalulut që u transferua nga Milani te Juventusi dhe tashmë është duke shkëlqyer nën drejtimin e Tiago Motës.

Xhuntoli ka filluar nga puna që t’i rrëmbejë edhe mbrojtësin anglez Milanit, edhe pse situata nuk duket shumë e lehtë. Kohët e fundit Fikajo Tomori e ka humbur vendin e titullarit te Milani dhe kjo ka bërë që mbrojtësi të mendojë seriozisht largimin nga Milano.

Në vend të tij Fonseka ka preferuar më shumë dyshen Gabia-Çau, ndërsa alternativa e tyre është Pavloviç dhe jo anglezi. Kaq ka mjaftuar që ai të krijojë qejfmbetje me klubin, ndërsa nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” është e gatshme t’i ofrojë atij mundësinë që të rikthehet si titullar, këtë herë me fanellën bardhezi.

Megjithatë, Tomori nuk është alternativa e vetme e Juventusit për mbrojtjes. Veç tij, Xhuntoli është duke punuar për të afruar Antonio Silvën si dhe David Hankon. Të dy renditen lart në listën e dëshirave të Xhuntolit.

Gjithashtu drejtori bardhezi po monitoron nga afër edhe Milan Shkriniarin që nuk po gjen dot hapësira te PSG-ja. Në këtë listë nuk duhet anashkaluar edhe emri i mbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajli i cili është kërkuar menjëherë pas dëmtimit të Gleison Bremerit. Për Ismajlin ka gjithashtu konkurrencë edhe nga Napoli dhe nga klube të tjera në Itali dhe jo vetëm.

Next Post

Xherdan Shaqiri, magjia e tij me këmbën e majtë, befason për Franck Riberyn dhe Arjen Robbenin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.