Friday, 13. February 2026
Sport

Zbardhet kalendari i Nations League, Kombëtarja e nis në shtëpi kundër Bjellorusisë

GS 13/02/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj në edicionin e ri të Nations League. Të pozicionuar në Ligën C, kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin C1, ku do të përballen me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.

UEFA ka zyrtarizuar sot edhe kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta nisë fushatën më 26 shtator në ora 20:45 në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Më 29 shtator, kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos, me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 3 tetor do të përballen në transfertë me Finlandën në ora 15:00.

Më 6 tetor, Kombëtarja rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj San Marinos, takim i programuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 12 nëntor do të presë Finlandën në një tjetër përballje të rëndësishme në ora 20:45. Fushata mbyllet më 15 nëntor në transfertë ndaj Bjellorusisë në ora 18:00.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Nations League

Shqipëri–Bjellorusi, ora 20:45, 26 shtator 2026

San Marino–Shqipëri, ora 20:45, 29 shtator 2026

Finlandë–Shqipëri, ora 15:00, 3 tetor 2026

Shqipëri–San Marino, ora 20:45, 6 tetor 2026

Shqipëri–Finlandë, ora 20:45, 12 nëntor 2026

Bjellorusi–Shqipëri, ora 18:00, 15 nëntor 2026

Teilen: