Xhamal Musiala dhe Alfonso Dejvis kanë marrë trajtën e lojtarëve kryesorë në gjirin e Tomas Tuhelit, aty ku paraqitjet konstante të binomit dhe mosha e re kanë krijuar kushtet që ata të shihen si bërthama e Bajernit të ri.
Por, raportimet e fundit nga mediat pranë kampionëve të Bundesligës kanë trazuar “ujërat”. Në këtë panoramë “Diario Gol” raporton se Real Madridi po përgatit deri në detaje planin se si të rrëmbejë futbollistët e mësipërm në një “goditje” të vetme.
TALENTI 110-MILIONËSH-Musiala ka kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2026, por ai ende nuk e ka ndarë mendjen rreth së ardhmes. “Bild” u prononcua para pak ditësh se Xhamal do të presë ecurinë e klubit dhe nëse përputhen objektivat dhe rezultatet, atëherë do të marrin fund edhe dilemat. Por në këtë rast “Diario Gol” theksonte se Florentino Perez ka gjetur formulën për të bindur talentin 20- vjeçar, që koincidon me Xhud Bellingamin.
Ata kanë miqësi të fortë prej etapës kur aktivizoheshin në moshat e Anglisë, sikurse vijoi edhe në Gjermani, ndonëse në kampe të ndryshme. Presidenti i Realit është i bindur se Xhud do të ndikojë pozitivisht në marrjen e “PO”-së nga Musiala, e ku do të krijonte partneritet të frikshëm në qendër të mesfushës.
“RAKETA KANADEZE”-Në letër mbërritja e Alfonso Dejvisit te “galaktikët” vështrohet si pistë më e lehtë, por që vështirë se bavarezët do të heqin dore lehtësisht, siç kanë bërë më beniaminët pararendës. Skadenca e kontratës mes palëve merr fund në verën e vitit 2025 dhe agjenti i lojtarit kanadez e ka shprehur publikisht se Reali e do në gjirin e vet, ndërsa 22-vjeçari është i hapur ta pranojë si zhvendosje.
PANORAMASPORT.AL