Pasi i bëri dalje Michele Di Gregorio-s, Juventus është vënë prej kohësh në ndjekje të një portieri të ri. Edhe pse bardhezinjtë gjetën gjuhën e përbashkët me Emiliano Martinez, nuk po arrihet marrëveshja me Aston Villa-n, që kërkon 10 milionë euro.
Ndërkohë, sipas asaj që zbulon Tuttusport, propozimi i Juventusit për Tottenham është huazim me të drejtë blerje. Londinezët e vlerësojnë Vicario-n plot 20 milionë euro, por huazimi do t’i shmangte Juventusit një shpenzim të menjëhershëm
Vicario është nën kontratë me Tottenham deri më 30 qershor 2028, me një pagë prej 2.6 milionë eurosh neto në sezon dhe thuhet se kërkon rreth 4 milionë euro në vit te Juventusi, një pikë që do të kërkojë negociata.