José Mourinho i ka thënë “Jo” një oferte shumë të rëndësishme për t’u ulur sërish në stolin e Real Madrid. Ai, sipas zërave nga Spanja, ka refuzuar ofertën e kombëtares së Portugalisë para se të merrte drejtimin e “Los Blancos”.
Lajmi është bërë i ditur nga “As”, që zbulon se Federata e Futbollit të Portugalisë kishte kontaktuar “Special One” përpara se të fillonte Botërori i zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Përgjigja e Mourinho-s ishte e qartë.
Trajneri u shpreh se kishte vendosur të respektonte fjalën që i kishte dhënë mikut Florentino Perez, presidentit të Real Madrid. Dhe kështu ndodhi. E përditshmja spanjolle bën me dije gjithashtu se Federata e Portugalisë ishte gati të pranonte edhe një detyrë të dyfishtë të Mourinho-s, pra të drejtonte njëkohësisht kombëtaren portugeze dhe Realin.