Saturday, 7. March 2026
Sport

Zbulohen detajet: Milani afër marrëveshjes me Chelsean për Loftus-Cheek

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

Milani afër marrëveshjes me Chelsean për Loftus-Cheek, zbulohen detajet.

Milani është afër mbylljes së transferimit të Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea.

Gjatë ditës u raportua se klubi italian ka arritur marrëveshje me anglezin rreth kushteve personale, shkruan Gazeta Express.

Tani, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se një marrëveshje është afër edhe mes klubeve.

Milani dhe Chelsea thuhet se po i afrohen marrëveshjes për çmimin prej 16 milionë eurosh, plus 4 milionë të tjera në formë të bonuseve.

Kanë mbetur edhe disa detaje për t’u diskutuar para se 27-vjeçari të zyrtarizohet te “Rossonerët”.

Teilen: