Jude Bellingham mund të jetë fajtori që Real Madridi lëshoi sot dy pikë.
Los Blancos barazuan 1-1 në udhëtim te Osasuna në kuadër të javës së 24-të në La Liga.
Bellingham u përjashtua nga ndeshja direkt me karton të kuq në minutën e 39-të, pasi kishte fyer gjyqtarin e ndeshjes, Munuera.
“Po flas me ty me respekt, dreqin”, i tha Jude Bellingham referit në ndeshjen kundër Osasuna, sipas Relevos.
Gjyqtari më pas shkoi te Vini dhe i tha atij që Jude Bellingham i kishte thënë të “shporru” përpara se t’i tregonte anglezit një karton të kuq direkt.
Megjithatë, lojtarët e Real Madridit duhet të mësojnë të jenë më të kujdesshëm duke parë se ka një axhendë kundër tyre nga gjyqtarët shkaku i kritikave që janë publikuar nga Real Madrid TV ndër vite.


