Reali i Madridit dhe Barcelona janë dy finalistet e Kupës së Mbretit, me finalen që do të luhet më 26 prill në Sevilje (“La Cartuja”). Me të eliminuar përkatësisht Sociedadin dhe Atletikon e Madridit, Reali e Barça kanë hedhur sytë nga kampionati, ku janë në një garë të ashpër mes tyre.
Por natyrisht që një ditë pas triumfit të Barcelonës në Madrid kundër Atlketikos. Vëmendja e lojtarëve të Realit është ende te finalja e pas tri javëve. Gazeta “Mundo Deportivo” pa iu referuar ndonjë lojtari specifik të Realit të Madridit ka zbuluar mesazhet e para nga dhomat e zhveshjes së klubit të bardhë sapo kanë mësuar se në finalen e 26 prillit do të gjejnë Barcelonën.
Konkretisht, ka qenë gaztari Edu Aguirre, i cili deklaroi në “El Chiringuito” se kishte folur me njerëz shumë të rëndësishëm në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit. “Kur mbaroi ndeshja, ata më thanë se Barça luajti shumë mirë, se ishte një super skuadër, sidomos në 60 minutat e para. Pastaj Barça shfaqi shenja rënieje”.
Ky është një mesazh i qartë i lojtarëve të Realit të Madridit që besojnë se mund ta thyejnë Barcelonën jo vetëm nëpërmjet cilësisë së lojtarëve që kanë në përbërje por edhe për shkak se ata besojnë te superioriteti fizik. Burimi shtoi:
“Ne mund ta mposhtim Barçën, kjo është ajo që kam dëgjuar. Nëse punojmë shumë, nëse luftojmë, nëse durojmë 60 minutat e para, do t’i mundim, sepse fizikisht, Madridi është superior ndaj Barçës. Nëse arrijmë të punojmë dhe të konkurrojmë për 60 minutat e para, do të fitojmë finalen”.
Në fakt, përgatitja fizike dhe metodat efikase të Antonio Pintus, përgatitësit atletik të klubit të bardhë kanë qenë një nga pikat e forta të Realit në suksesit e “Los Blancos” në sezonet e fundit në Spanjë dhe në Europë. Dëshira e Realit për një revansh ndaj Barcelonës ëhstë më e madhe se asnjëherë në këtë sezon. Kujtojmë se Reali i Madridit ka një llogari të hapur me blaugranat, që në janar të këtij viti i shkaktuan një humbje të dhimbshme në finalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite duke e mundur 5-2. Këtu duhet të shtojmë dhe triumbin e Barcelonës në “Bernabeu” në fazën e parë të La Liga-s, ku e shkërrmoqi me shifrat 0-4.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL