• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbulohen mesazhet kërcënuese ndaj Faxholit: Po nuk pagove borxhet, do të të çoj të bësh muratorin

14/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Do të të detyroj ta lësh futbollin., Do të të çoj të bësh muratorin”. Këta janë disa nga mesazhet kërcënuese ndaj futbollistit Nikolo Faxhioli që janë publikuar sot në mediat italiane. Mesazhe të personave të cilët i bënin presion lojtarit, i cili kishte marrë borxhe të shumta si pasojë e varësisë që kishte krijuar ndaj basteve.

sdffdfdsfsdfsdsfd

“Corriere Della Sera” ka publikuar disa nga mesazhet që i mbërrinin Faxholit nga një person me nofkën “Nelly”, i cili përdorte një kartë telefonike të regjistruar në emrin e një shtetasi zviceran. Askush nuk e di se kush është personi në fjalë, por në këtë mënyrë shpjegohet arsyeja pse Faxholi kishte kërkuar para borxh nga shokët, për të shlyer detyrimet që kishte ndaj këtij personi.

“Ti mendon se mund të tallësh b*** me mua”, i shkruante ai futbollistit, i cili shpjegohej: “Kam bërë një gabim më të madh se rroga ime vjetore, kam kërkuar ndihmë për të t’i dhënë”. Sipas gazetës italiane, borxhi i tij ishte rreth 1,5 milionë euro. Fillimisht ai kishte kërkuar ndihmë nga huadhënës, por edhe aty kishte komplikuar më shumë situatën, me përqindjet që shkonin në pagesën e 140 mijë eurove në muaj.

Kësisoj, ai nisi të kërkonte para borxh nga shokët, futbollistë e familjarë, shpesh duke i ofruar në këmbim orë Rolex që nuk ekzistonin, e duke futur në valle Alvaro Moratan, si personi i cili i siguronte këto bizhuteri, pa dijeninë e lojtarit spanjoll që emri i tij po përfshihej në këtë çështje.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rogers pret reagim ndaj PSG, thotë se Villa s`është rastësisht aty ku është

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.