• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbulohen prapaskenat e Interit, Inzagi tentoi në verë bomberin e Serisë A

16/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi dhe lidhja e tij e ngushtë me lojtarët e Lacios, të cilët i ka stërvitur për disa vite, nuk është sekret për asnjë. Pasi mori me vete në Milano Hoakin Korrean e më pas Françesko Açerbin, trajneri kërkoi me ngulm Sergej Milinkoviç-Saviçin, por nuk u ndal këtu.

imobile

Sipas asaj që ka zbuluar dje e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, Inzagi ka tentuar të sjellë në Milano as më pak e as më shumë se kapitenin e bardhekaltërve, Çiro Imobile.

47-vjeçari i telefonoi sulmuesit në verë për ta bindur t’u bashkohej zikaltërve pas lamtumirave të Lukakut dhe Xhekos, por lojtari zgjodhi Lacion, edhe pse ka një tjetër motiv pse përpjekjet nuk shkuan më tej.

Në çdo rast Klaudio Lotito nuk do ta linte të largohej Imobilen për një shumë më të ulët se 50 milionë euro dhe zikaltrit nuk mund ta përballonin një shifër të tillë.

Për më tepër drejtuesit e Interin e dinë mirë se negociatat me presidentin lacial nuk janë aspak të thjeshta dhe një ulje çmimi për kapitenin e tij do të ishte në kufijtë e së pamundurës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fitorja me Norvegjinë, De La Fuente: 1-0 ishte shumë pak për ne, por u kualifikuam

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.