Joao Felix ka kompletuar huazimin te Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Përkundër insistimit nga Atletico Madrid për mos ta lejuar largimin e tij, në fund Felix e bëri ëndrrën e tij realitet duke iu bashkuar Barcelonës.
Mundo Deportivo ka dhënë informacione rreth transferimit të Joao Felix në Barcelonë , duke zbuluar se portugezi pranoi me dëshirë një ulje page prej 50 për qind si pjesë e lëvizjes së tij në klub.
Epo, kjo nuk është befasuese, duke pasur parasysh dëshirën e Felixit për të veshur fanellën e Blaugranës, e megjithatë është një gjest i madh.
23-vjeçari ka luftuar për një lëvizje në Camp Nou gjatë gjithë verës, duke refuzuar ofertat nga diku tjetër.
Felix tashmë është përfshirë në skuadrën për t’u përballur me Osasuna të dielën. Ai ka të ngjarë të marrë krahun e majtë në sulmin e Barçës.
“Të gjithë e dinë se sa i lumtur jam. Unë kam punuar për të qenë në këtë klub. Është një ëndërr e fëmijërisë, kam ardhur këtu për të ndihmuar dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm”.
“Është diçka unike, është diçka që e kam kërkuar për një kohë të gjatë. Kur më treguan për interesimin e Barcelonës, u gëzova shumë”, tha Felix në momentin e prezantimit te Barça