• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbulohet biseda mes pronarit të Liverpulit dhe Aleksander-Arnold: Bëj gjënë e duhur, njofto tifozët!

30/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lexuese e buzëve ka zbuluar çfarë u tha mes pronarit të Liverpulit, Xhon Henri, dhe Trent Aleksander-Arnoldit, pas skenave të festimeve për titullin kampion.

sdfsdfsdfsdfsdfsd

Të dielën, skuadra e Arne Slot shkatërroi Totenhemin me rezultatin 5-1 për të siguruar titullin e 20-të historik në ligë dhe lojtarët bashkë me stafin shijuan momentin në fushë. Tifozët e Liverpulit i kushtuan vëmendje të veçantë mënyrës së festimit të Aleksander-Arnoldit, duke qenë se ekziston pasiguri rreth të ardhmes së tij në klub dhe thashethemet për një kalim të mundshëm te Reali i Madridit gjatë verës.

Gjatë momenteve të festimeve, mbrojtësi u pa duke folur me pronarin e Liverpulit, Xhon Henri, dhe ekspertja e leximit të buzëve, Nikola Hikling, tregoi se biseda nisi me pronarin që i tha lojtarit: “Ke qenë i heshtur. Si je?” Aleksander-Arnold u përgjigj duke tundur kokën dhe duke thënë: “Po tregohem i arsyeshëm”. Henri pastaj ngriti dorën dhe tha: “Dua të bësh gjënë e duhur”. Arnold u përgjigj shkurt: “Po, po”. Për ta qetësuar, amerikani shtoi: “Mënyra më e mirë dhe mos u frikëso”.

Mbrojtësi më pas e pyeti: “A duhet të vendos unë?” Henri tundi kokën ngadalë dhe tha: “Absolutisht”. Pastaj u kthye nga tifozët dhe shtoi: “Njoftoji ata”. Aleksander-Arnold pastaj duket se pohoi me kokë në shenjë pajtimi me pronarin 75-vjeçar. Kjo bisedë ka ngjallur shpresë te shumë tifozë të Liverpulit se ai mund të qëndrojë, sidomos pasi u pa i emocionuar dhe i buzëqeshur përpara “Kop”-it, duke festuar së bashku me tifozët. Kapiteni Virxhil van Dajk deklaroi javën e kaluar se as ai dhe as bashkëlojtarët nuk e dinë se çfarë vendimi do marrë Aleksander-Arnold për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.