I riu i Milanit, Daniel Maldini, djali i legjendës së kuqezinjve, Paolo, mund të jetë në dispozicion për një tarifë prej më pak se 8 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës, dhe Lazio është skuadra e fundit e Serie A që ka regjistruar një interesim për 22-vjeçarin.
Maldini e kaloi sezonin 2023/24 si huazim, fillimisht me Empolin, përpara se të bashkohej me Monzan në janar. Me këtë të fundit, ai regjistroi katër gola në ligë dhe një asistim në 11 paraqitje.
Ndonëse ai ka kontratë deri në verën e vitit 2025, kuptohet se Milani po kërkon ta largojë atë këtë verë.
Sipas “TMW”, ka një sërë palësh të interesuara në Serie A, të cilat përfshijnë Monzan, si dhe Fiorentinën dhe Torinon.
Ndërkohë “Il Messaggero” raporton se Maldini është ofruar nga agjenti i tij te Lazio.
Lazio thuhet se është i interesuar, megjithatë, ata po ndjekin gjithashtu një numër të rinjsh të tjerë, duke përfshirë Fisayo Dele-Bashiru të Hatayspor, i cili është në dispozicion të klubeve jashtë Turqisë me një klauzolë lirimi me vlerë shtatë milionë euro këtë verë.