• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbulohet dëshira e Lewandowskit për të ardhmen, tani Barcelona duhet të vendos

09/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrata e Robert Lewandowskit me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni, dhe ndërsa koha për vendime po afrohet, sulmuesi polak e ka bërë të qartë se cili është qëndrimi i tij për të ardhmen.

Pas tre vitesh në “Camp Nou”, gjatë të cilave ka qenë ndër golashënuesit më të qëndrueshëm të skuadrës, 37-vjeçari dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me fanellën “blaugrana”.

Sipas të përditshmes “Sport”, Lewandowski i ka komunikuar tashmë klubit se është i gatshëm të qëndrojë edhe për një sezon tjetër, madje duke pranuar një ulje të ndjeshme të pagës për ta bërë të mundur rinovimin.

Sulmuesi, i cili ka ruajtur një nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi, i ka bërë të qartë drejtuesve se do të presë deri në fund të sezonit për një përgjigje përfundimtare. Opsioni për ta zgjatur kontratën ekziston, por brenda Barcelonës nuk ka ende një konsensus të qartë nëse klubi do ta aktivizojë këtë klauzolë.

Në të njëjtën kohë, interesimi për Lewandowskin nuk mungon. Sipas raportimeve nga “Sportitalia”, AC Milan është një nga klubet që e sheh me shumë interes mundësinë për të afruar polakun, madje që në merkaton e janarit. Megjithatë, një lëvizje e tillë mbetet e vështirë, pasi Barcelona nuk ka ndërmend ta humbasë një nga lojtarët e saj më me përvojë në mesin e sezonit.

Për momentin, topi është në fushën e Barcelonës. Lewandowski dëshiron të vazhdojë, është gati të sakrifikojë ekonomikisht, por mbetet për t’u parë nëse klubi katalanas do të zgjedhë të investojë sërish te një prej golashënuesve më të mëdhenj të dekadës së fundit, apo do të nisë një cikël të ri pa të. /Telegrafi/

Next Post

Mbyllet edicioni i radhës i UEFA B, diplomohen 32 trajnerë të rinj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.