Pas mungesës në Kupën e Botës 2018 dhe atë të vitit 2022, Italia do të provojë të martën të rikthehet në kompeticionin të cilin e ka fituar 4 herë. Për të siguruar biletën, Italia duhet të mposhtë Bosnje Hercegovinën në transfertën delikate në Senica, ku fituesi do të shkojë direkt në Botëror.
Italia vjen në këtë finale pasi mundi në Bergamo 2-0 Irlandën e Veriut, ndërsa Bosnja pasi fitoi nga pika e bardhë e penalltisë në transfertën ndaj Uellsit, ku koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Pavarësisht kritikave që ka marrë Gennaro Gattuso për formacionin që hodhi në fushë në ndeshjen ndaj Irlandës dhe vuajti jo pak për fitoren, Sky Sport Italia zbulon se “Axurrët” do të zbresin sërish me të njëjtën 11-she, vetëm me një ndryshim të vogël.
I vetmi ndryshim që Gattuso mund të bëjë, është lënia në stol e Manuel Locatelli-t dhe aktivizimi i Bryan Cristante në vend të tij.
Italia (3-5-2): Donnarumma; Mancini, Bastoni, Calafiori; Politano, Barella, Locatelli, Tonali, Dimarco; Kean, Retegui