• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbulohet “formula” e Leverkusenit

28/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajer Leverkusen ka mahnitur çdo analist dhe kritik të futbollit deri në këtë pikë të sezonit. “Aspirinat” në urdhrat e Ksabi Alonsos nuk e njohin humbjen pas 8 javësh Bundesligë, e përkthyer me vendin e parë.

7 fitore dhe barazimi kundër kampionëve të Bajernit në transfertë është bilanci i ekipit ku inkuadrohet Granit Xhaka.

Fillimisht u tha në mediat gjermane se Viktor Bonifejs dhe Florian Virc ishin “arkitektët” e kësaj ecurie thuajse perfekte, por nëse analizojmë deri në detaje çdo të dhënë nga gjiri i tyre, dëshmohet tjetër tablo.

STATISTIKAT- Mbrojtja e Bajer Leverkusenit ka shënuar 8 gola dhe ka kontribuar me 8 asiste. Grimaldo dhe Frimpong mbajnë peshën me të madhe, respektivisht “raketa” holandeze me 3 gola dhe 4 asiste, ndërsa iberikasi e shoqëron me 3 rrjeta dhe 3 shërbime. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, rezulton se prej 25 golave në total të ekipit, 64% janë “gatuar” nga këmbët e repartit defensiv, tregues se “formula sekrete” e Ksabi Alonsos në ekip nuk është sulmi, por efikasiteti i mbrojtjes.Në bazë të statistikës, mbrojtja kontribuon mesatarisht me 2 gola për ndeshje.

Krahas kryesuesve në “top” ligat më të rëndësishme në kontinentin e vjetër, Leverkuseni nuk ka rivalë në efikasitetin e prapavijës rreth finalizimeve. Interi përpiqet të ndjekë disa gjermanë, por që mbetet në kuotën 54.1% në dobi të mbrojtjes rreth golave. Monako, Totenhem dhe Reali plotësojnë renditjen e liderëve në kampionatet respektive.

Nëse analizojmë brenda Gjermanisë, reparti para porte i Bajernit gjendet në limitin e 19.2%, madje më keq se Dortmundi me 29.4%.

Next Post

Brentfordi i Strakoshës surprizon Çelsin e Brojës në “Stamford Bridge”, kuqezinjtë njëri në stol e tjetri në tribunë (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.