Tuesday, 27. October 2026
Sport

Zbulohet magazina me lëndë piroteknike në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari. Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar

GS 27/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara është zbuluar në Tiranë, në kuadër të fazës së tretë të operacionit “Fireworks”.

Në pranga përfundoi 51-vjeçari D. K., i cili administronte një magazinë në rrugën “Çamëria”, pranë “Tregut Çam”.

Gjatë kontrollit në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 1853 fishekzjarrë. Sipas policisë, 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumentacion që të provonte blerjen e tyre.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i arrestuari u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprime të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar më 24 tetor 2026.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Teilen: