Monday, 13. April 2026
Futboll

Zbulohet plani i Arbeloa-s për të “bllokuar” Michael Olise në “Allianz Arena”

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Të mërkurën në “Allianz Arena”, Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen në ndeshjen e kthimit, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale në Champions League. Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar 1-2 për bavarezët.

Një nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e parë, por për gjithë sezonin, është padyshim Michael Olise. “Defensa Central” zbulon se duke qenë se Alvaro Carreras nuk ia doli të bllokonte Olise në ndeshjen e parë, Alvaro Arbeloa do ta nisë nga minuta e parë në krahun e majtë me Ferland Mendy.

Francezi sapo është rikthyer nga dëmtimi dhe nuk është ende në 100% të formës së tij, por trajneri madrilen është i bindur se në rast se Mendy do të arrijë të japë më të mirën e tij mbrëmjen e të mërkurës, atëherë do t’ia dalë me sukses të ndalë një “vullkan” si Michael Olise.

Teilen: