• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbulohet prapaskena: Pirlo nuk e donte Ronaldon te Juventusi

16/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka pasur probleme me Cristiano Ronaldon gjatë sezonit 2020-2021.

Këtë e ka zbuluar ndihmësi i tij i atëhershëm, Alparslan Erdem, në podkastin gjerman “Stammplatz” nga “Bild”.

Sipas Erdemit, Pirlo kishte rezerva për mënyrën e lojës së yllit portugez dhe nuk e shihte si të përshtatshëm për filozofinë e tij taktike.

“Bëmë një analizë dhe analisti ynë na dha disa të dhëna. Një gjë ishte e qartë: Pirlo nuk e pëlqente Dybalan dhe Cristiano Ronaldo nuk i përshtatej aspak stilit të tij të lojës”.

Erdem shtoi se Pirlo donte një skuadër që ushtronte presion të lartë, por Ronaldos nuk i përshtatej ky stil.

“Pirlo donte të ushtronte presion lart në fushë, ndërsa të dhënat tregonin se Cristiano Ronaldo ishte më i dobëti në sprintime. Ai nuk e donte, por nuk kishte çfarë të bënte – ishte Cristiano Ronaldo”.

Pavarësisht kësaj, CR7 mbeti pjesë fikse e sulmit të Juventusit. Pirlo, sipas ndihmësit të tij, do të kishte preferuar Alvaro Moratan, i cili përshtatej më mirë në sistemin 4-4-2 që ai synonte të zbatonte.

“Ai e pëlqente shumë Moratën, që ishte perfekt për sistemin e tij. Skema e Pirlos nuk mund ta përballonte Ronaldon, por ai thjesht nuk mund të bënte asgjë kundër tij”.

Sezoni i tyre së bashku nuk rezultoi i suksesshëm: Pirlo u shkarkua pas vetëm një viti në stolin e Juventusit, ndërsa Cristiano Ronaldo u largua nga Torino pas tre sezonesh për t’u rikthyer te Manchester United.

 

Next Post

Tragjedi në boksin britanik: Ricky Hatton gjendet i vdekur në moshën 46-vjeçare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.