Mohamed Salah beson se nivelet e tij dhe të Liverpulit janë ngritur si rezultat i dueleve të shpeshta dhe të ashpra me Mançester Sitin gjatë viteve. Në një intervistë për sajtin e klubit, sulmuesi egjiptian komentoi nga forma e tij personale, deri te kryendeshja e sotme mes dy ekipeve kryesuese të Premier Ligës.
Si e vlerësoni rivalitetin mes Liverpulit dhe Mançester Sitit?
Kjo na bën një ekip më të mirë, na bën lojtarë më të mirë dhe jam i sigurt se e bën menaxherin më të mirë gjithashtu. Kur e dini se dikush do të fitojë gjithmonë ndeshjet dhe dikush gjithmonë pret që ju të humbisni një ndeshje, ju gjithmonë punoni më shumë se zakonisht. Kjo na bën një ekip më të mirë dhe lojtarë më të mirë.
Dhe iu bën edhe shumë lider…
Ne, unë, Virxhil dhe djemtë e tjerë, Robo, Ali e dimë se duhet të bëjmë vërtet një hap përpara dhe të përpiqemi të përballojmë gjithçka. Trent është ende i ri gjithsesi, për t’i bërë të gjithë të ndihen si në shtëpi. Unë mendoj se grupi është fantastik. Lojtarët janë të mirë dhe kanë personalitet. Ata thjesht duan të punojnë shumë dhe të fitojnë. Ne përpiqemi t’i ndihmojmë ata. Ata duhet të ndihmojnë veten dhe jam i sigurt se na shikojnë në atë që po bëjmë dhe përpiqen të mësojnë.
Të gjitha asistet e Nunjezit kanë qenë për ty. Si është marrëdhënia juaj në fushë?
Mendoj se ai e ka vënë re që unë gjithmonë e shikoj kur ai vrapon, prandaj unë përpiqem t’i pasoj dhe ai gjithmonë përpiqet të më kthejë topin. Mendoj se duke qenë se të dy jemi të shpejtë, kjo na bën të kuptojmë lojën e njëritjetrit. Por edhe kur Kodi luan në atë pozicion, ai është një djalë fantastik. Nëse e kuptoni lojën e tyre, loja juaj do të jetë më e lehtë. Kostas dhe Robo janë krejtësisht të ndryshëm, Darvini dhe Kodi janë gjithashtu të ndryshëm. Kështu që më duhet të përshtatem me lojtarët që do të luajnë dhe kush është ku.
Si ndiheni fizikisht?
Unë kujdesem vërtet për trupin tim. E di që nëse dëshiron të arrish gjëra të mëdha, duhet të punosh shumë. Këtë e thotë shkenca, nuk e them vetëm unë. Gjithmonë përpiqem të kujdesem për detajet e vogla, trajtimin, palestrën. Dhe mund t’i pyesni të gjithë, unë gjithmonë përpiqem të vij i pari dhe të largohem i fundit.
PANORAMASPORT.AL