Skuadrat shqiptare vazhdojnë të vuajnë bllokimet e merkatos. Janë dy skuadra të elitës dhe dy skuadra të kategorive të poshtme, të cilave u është bllokuar merkatoja.
Në këtë moment që flasim Laçi ka merkaton e bllokuar nga një lojtar. Tirana dihej që e ka pasur merkaton të bllokuar nga dy çështje, ndërsa në mes të qershorit Tiranës i është shtuar edhe një tjetër çështje.
Detyrim ky që duhet ta shlyejë të gjithin që të hapet merkatoja.
Përveç dy skuadrave të Superiores është edhe Kastrioti me dy çështje dhe merkato të bllokuar.
Në fund Luftëtari i falimentuar që ka katër çështje dhe që zor se do të paguhen ndonjëherë, pasi ai klub ka mbyllur historinë dhe është ndërtuar një ekip i ri. Përveç FIFA-s, Skënderbeut i është bllokuar merkatoja nga Federata Shqiptare e Futbollit.