Thursday, 19. March 2026
Futboll

Zbutet dënimi i Prishtinës-Ndeshja me Ballkanin pritet të luhet nën praninë e shikuesve

GS 19/03/2026 1 Min. Lesezeit

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që të zbusë vendimin për dënimin e shqiptuar ndaj klubit kryeqytetas,kjo pas ankesës së bërë nga këta të fundit.

Në vendimin e ri thuhet se dënimi prej dy ndeshjesh pa shikues është zbritur në 1 ndeshje,dhe komisioni ka theksuar se si rrethanë lehtësuese është marrë parasysh angazhimi i klubit për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë gjatë organizimit të ndeshjeve,duke bërë që ky vlerësim të ndikojë drejtpërdrejtë  në vendimin për zbutjen e masës disiplinore.

Përndryshe me këtë vendim ndeshja derbi Prishtina- Ballkani e paraparë për xhiron e 25-të do të zhvillohet nën praninë e shikuesve,dhe kjo do të ndikojë në atmosferën e kësaj ndeshjeje të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Prishtinës dhe Ballkanit është paraparë të zhvillohet të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.

Teilen: