Mevlan Zeka është futbollisti i radhës i larguar nga SC Gjilani.
Sulmuesi gjakovar konfirmoi largimin përmes një postimi në “Facebook”.
Ai falënderoi bashkëlojtarët për karakterin e treguar, tifogrupin “Skifterat”, klubin dhe presidentin Florim Zuka.
29-vjeçari largohet nga gjilanasit pas një sezoni.
“Përshëndetje miq dhe dashamirë, me anë të këtij postimi deshta të ju njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë e klubit Sc Gjilani. Faleminderit gjithe stafit ne krye me presidentin Florim Zuka , faleminderit bashklojarëve qe treguan karakter dhe duke qenë te pa thyshem në shumë beteja ,dua te ju them faleminderit tifozëve
Skifterave qe na qendruan pranë gjat ketij rrugetimi qe ishte jashtzakonisht me shum sfida ,kontributi im për Sc Gjilanin ishte gjithmon 200 % ne te gjitha ndeshjet duke u be golashenusi me i mir i skuadrës. Ju deshiroj Suksese
Mirupafshim me rrespekt Mevlan Zeka””, njofton Zeka..