Saturday, 28. February 2026
Sport

Zeman hedh hije dyshimi për Juventusin: Gjërat bëhen si në Itali, u vendos që të mos vendoset asgjë

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Juventusi është në një situatë të vështirë për shkak të seancave gjyqësore dhe Zdenek Zeman është i bindur se gjërat janë më thellë se ajo që pasqyrohet në media.ZEMAN 1

Legjenda çeke ka reaguar në lidhje me vendimet që kanë dhënë për Juventusin, duke u shprehur se nuk mund të jetë një çështje e mbyllur kur një bord drejtuesish jep dorëheqjen dhe në fund, vendimi është për pafajësi.

“Në fund gjërat u zgjidhën në mënyrën italiane, siç zgjidhen shumica e gjërave në këtë vend. U vendos që të mos vendoset asgjë, sepse kështu është për të mirën dhe interesin e të gjithëve. Kur një bord drejtuesish jep dorëheqjen dhe në fund nuk ka vendim, mendoj se ka diçka që nuk shkon”, u shpreh Zeman.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: